Telegrafi

Ranocchia te Chelsea si transferim i lirë?

Klubi i ardhshëm i Andrea Ranocchias mund të jetë Chelsea.

Italiani pritet të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit pasi Interi nuk e dëshiron atë më në ekip.

Sipas Daily Star, Chelsea janë të gatshëm t’i japim një mundësi 28-vjeçarit e gjitha kjo në rast se Antonio Conte zyrtarizohet si trajner i Bluve.

Gjatë janarit për gjigantin italian është interesuar edhe Liverpooli, por në fund lojtari u huazua te Sampdoria. /Telegrafi/