Mbrojtësi italian i Interit, Andrea Ranocchia mund të largohet gjatë këtyre ditëve nga Serie A.
Hapësirat e pakta kanë bërë që Ranocchia të kërkoi largimin nga Interi.
Por si duket e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin gjerman Bundesliga.
Është skuadra e Wolfsburg që ka shprehur interesim për transferimin e italianit.
Për të siguruar shërbimet e tij, Wolfsburg janë të gatshëm të ofrojnë rreth 10 milionë euro Interit.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të zyrtarizohet transferimi i Ranocchias në Bundesliga. /Telegrafi/