Telegrafi

Ranieri nuk i mbajti emocionet derisa tifozët e Romës thërrisnin emrin e tij

Calaudio Ranieri ishte në lot pasi tifozët e Romës e kanë thirrur emrin e tij në fitoren ndaj Parmas (2-1), që ishte njëherësh edhe ndeshja e fundit e tij si trajner i tyre.

Strategu italian u rikthye në Stadio Olimpico për 12 ndeshjet e fundit të sezonit që lamë pas, por nuk arriti t’i kualifikonte Giallorossët në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse Roma e fitoi përballjen ndaj Parmas, Atalanta dhe Interi, përfunduan në top-katërshe, duke i shuar shpresat për një vend në garën më të madhe për klube në Evropë (mirëpo do të luajnë në Ligën e Evropës).

“Kam pranuar disa emocione të veçanta sonte, por ata nuk ishin lotët e mi, ishte shiu që binte”, ka thënë Ranieri në një intervistë për Sky Sports pas ndeshjes.

“Bëj shaka, ishte një ndeshje emocionale, veçanërisht duke i dëgjuar tifozët duke thirrur emrin tim dhe të De Rossit, ne jemi duke u larguar, gjë që e bëri edhe më të vështirë të thoshim lamtumirë”, ka shtuar më tej trajneri italian. /Telegrafi/