Site icon Telegrafi

Rangnick thotë se arrestimi i Greenwoodit nuk do ta shpërqendrojë Unitedin

(Fotomontazh: express.co.uk)

Arrestimi i Mason Greenwood nuk do ta shpërqendrojë Manchester Unitedin, ndërkohë që po përgatitet për ndeshjen e Kupës FA kundër Middlesbrough – ka thënë Ralf Rangnick.

20-vjeçari u arrestua të dielën me dyshimin për përdhunim dhe sulm fizik, ndërsa më pas u riarrestua për akuza të kërcënimit me vrasje dhe keqtrajtimit seksual.

Ai është liruar me kusht të mërkurën në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa Djajtë e Kuq e kanë bërë të qartë qëndrimin se ai nuk do të marrë pjesë në stërvitje e as në ndeshje deri në një të ardhme të pacaktuar.

(Foto: Instagram/masongreenwood)

“Kemi pasur një javë të mirë normale stërvitjeje me pesë seanca stërvitore duke përfshirë stërvitjet e sotme (e enjte).

Lexo po ashtu Greenwood lirohet me kusht nga policia – vazhdojnë hetimet për përdhunim dhe kërcënim me vrasje

“Padyshim që ishte një temë brenda ekipit, por ata janë të gjithë qenie njerëzore dhe Mason ishte pjesë e grupit para se të shkonim në pushim”.

“Ishte një javë e mirë stërvitore, ne mund të stërviteshim në kushte normale dhe mezi presim ndeshjen e nesërme(e premte)”, ka deklaruar Rangnick. /Telegrafi/

Exit mobile version