Telegrafi

Rangnick pritet të jetë trajner i Unitedit deri në fund të sezonit

(Foto: Getty/Goal)

Manchester Unitedi është pranë që ta angazhuar Ralf Rangnickun si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit – bën të ditur Goal.

Djajtë e Kuq janë në bisedime të avancuara me 63-vjeçarin, i cili së shpejti pritet ta zë vendin e lënë bosh nga Ole Gunnar Solskjaer.

Në karrierën e tij si trajner, strategu gjerman i ka drejtuar pesë klube të Bundesligas duke përfshirë Schalke dhe RB Leipzig.

Suksesin më të madh e arriti me Schalken duke u bërë nënkampion i Gjermanisë në sezonin 2004/2005, ndërsa në vitin 2011 e fitoi DFB-Pokal dhe DFL-Supercup.

Lexo po ashtu Man Utd ka biseduar tashmë me gjashtë trajnerë për të marrë drejtimin e ekipit

Në vitin 2012 u bë drejtor sportiv edhe i RB Leipzig edhe i Red Bull Salzburg, ku luajti një rol në ngritjen e Leipzigut nga liga e katërt në Bundesliga.

Aktualisht, ai është menaxher sportiv dhe i zhvillimit te klubi rus, Lokomotiv Moska, ku është angazhuar nga korriku i këtij viti. /Telegrafi/