Telegrafi

Rangnick pritet të emërohet menaxher i Milanit, gjermani do t’i ketë dy detyra

Ralf Rangnick do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me Milanin dhe do të bëhet trajner dhe drejtor sportiv i klubit italian.

Rangnick ka qenë prej kohësh i lidhur me Milanin, por mbetën dyshime se cilin rol do të zgjidhte ai në San Siro.

Pasi gazeta Tuttosport raportoi këtë mëngjes se kishte arritur një marrëveshje, SportMediaset ka folur tashmë për detaje të mëtejshme.

Lexo po ashtu Rangnick i gatshëm për detyrën e re te Milani

Sipas tyre, gjermani do të largohet nga grupi Red Bull brenda 10 ditëve, duke lënë vendin e tij si kryetar i operacioneve të futbollit.

Ai më pas do të zhvillojë bisedime me shefin e kuqezinjve Gordon Singer përpara se të nënshkruajë deri në vitin 2023, me mundësinë e një viti të katërt, duke marrë një pagë prej pesë milionë eurosh.

Më e rëndësishmja, divizioni sportiv i Mediaset pret plotësisht që ai të emërohet si menaxher i stilit anglez, duke marrë nën kontroll punën e trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Sidoqoftë, Rangnick do të arrijë vetëm pasi të ketë mbaruar sezoni 2019-20, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të fillojë detyrat e tij deri në fillim të gushtit.

Ardhja e tij është vendosur gjithashtu për të sinjalizuar fundin e disa qëndrimeve në Milano, si Stefano Pioli, Ricky Massara dhe legjenda e klubit Paolo Maldini. /Telegrafi/