Telegrafi

Ramush Haradinaj poston foto me Rina Balajn nga palestra

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kushton rëndësi fizikut me ushtrime intensive në palestër.

Edhe dita e sotme (e mërkure) ka nisur pikërisht në fitnes për Haradinaj, por këtë herë është shoqëruar edhe nga këngëtarja e njohur, Rina Balaj.

Ramush ka postuar një imazh në llogarinë e tij në Instagram ku shihet përkrah Rinës, teksa shkruan: “Mirëmëngjesi”.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Të dy shihen në veshje sportive, Haradinaj me një bluz dhe pantallona të shkurtër me ngjyrë të zezë të kombinuara me atlete gri.

Ndërkohë, krijuesja e hitit “Ilegal” theksoi format atraktive të trupit në një bluzë të shkurtër të bardhë, dollakë grim me të bardhë, atlete dhe kapele gjithashtu të bardha.

Ndërsa, nuk munguan edhe komentet dhe pëlqimet e shumta nga ana e ndjekësve sipër imazhit.

Ndryshe, kujtojmë që Rina mbetet atraktive me projekte muzikore, i fundit është “Daddy” teksa ka paralajmëruar se po punon për muzikë të re. /Telegrafi/