Ylli uellsian, Aaron Ramsey ka konfirmuar se do të largohet nga Arsenali, por vetëm pasi të përfundojë kontrata e tij në fund të sezonit.
Ramsey ka qenë i lidhur me skuadrën e Juventusit, Milanit dhe Lazion, por edhe me skuadra tjera të mëdha nga Liga Premier dhe mund të bëhet pjesë e ndonjërës prej tyre kur të përfundoj kontratën e tij me Arsenalin.
“Gjithçka ka shkuar mirë me klubin”, u tha fillimisht Ramsey gazetarëve.
“Ne menduam se ishim në një pozicion ku ne kishim rënë dakord për një marrëveshje, por kjo nuk ndodhi më”.
“Kështu që unë duhet të vazhdoj të luaj futbollin tim dhe të bëj më të mirën për Arsenalin këtë sezon dhe do ta lë klubin pas përfundimit të sezonit”.
“Ky është një vendim që ata kanë bërë. Këso gjëra ndodhin në futboll dhe ju vetëm duhet të pranoni vendimet dhe të vazhdoni të luani më së miri që mundeni”.
“Kjo është e gjitha që po përqendrohem dhe t’i jap më të mirën Arsenalit. Sigurisht [unë do të respektoj kontratën time]”.
“Jam i kontraktuar me Arsenalin dhe do të bëj më të mirën këtë sezon për të provuar dhe për të arritur diçka të veçantë”, përfundoi uellsiani. /Telegrafi/