Aaron Ramsey po e përfundon vitin e tij të dytë si futbollist i Juventusit.
Megjithatë aventura e uellsianit në Itali nuk mund të quhet edhe shumë e suksesshme, pasi ai nuk ka arritur në asnjë moment të jetë titullar i padiskutushëm tek gjiganti italian.
Edhe pse ka edhe dy vite kontratë me Zonjën e Vjetër, Ramsey po mendon largimin nga Torino për tu rikthyer në Angli.
Sipas asaj që ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, mesfushori uellsian dëshiron rikthimin në Londër te Arsenali.
30-vjeçari kishte kaluar 11 vite si futbollist i Arsenalit dhe dëshiron të rikthehet përsëri tek Topçinjtë për pjesën tjetër të karrierës.
Megjithatë për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera angleze si Everton, Liverpool, Crystal Palace e West Ham United.
Juventusi nga ana tjetër është gati ta lejoj largimin e tij, por kërkon të fitojë mbi 25 milionë euro nga shitja e tij.
Ramsey këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Juventusin ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/