Aaron Ramsey është njëri nga lojtarët e parë që do të largohen nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori uellsian iu bashkua Zonjës së Vjetër verën e vitit të kaluar si transferim i lirë nga Arsenali.
Por në vitin e tij të parë me Juventusin, Ramsey nuk ka arritur të përshtatet mjaftë mirë dhe po mendon largimin.
29-vjeçari dëshiron të rikthehet në Ligën Premier, ku ka interesime të mëdha nga skuadrat angleze.
Reprezentuesi i Uellsit ka kërkuar nga agjenti i tij të rikthehet në kampionatin anglez, ku pesë skuadra duan shërbimet e tij.
Tottenham Hotspur, Everton, Newcastle United, West Ham United dhe Crystal Palace janë skuadrat që kanë kërkuar Ramseyn.
Ramsey këtë vit ka zhvilluar 35 ndeshje me Zonjën e Vjetër ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/