Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale pretendon se Granit Xhaka nxjerr më të mirën e tij me fjalët që ua thotë bashkëlojtarëve në fushë.
Anglezi dhe mesfushori shqiptar janë dy nga Topçinjtë më të guximshëm, dhe prania e tyre me këshillat për bashkëlojtarët ndonjëherë krijon debate.
Por, Ramsdale këmbëngul se përkundër disa fjalosjeve me Xhakën, shqiptari gjithmonë mbetet vendimtar për ekipin.
“Ai është integral i grupit tonë, duke luajtur apo jo. Ju keni liderë që e bëjnë këtë vetëm në fushë. Ne kemi pasur disa debate në fushë, unë dhe Graniti, por një lloj personi që mund të jetë një lider i mrekullueshëm është dikush që thjesht e harron atë kur futesh në zhveshtore”, ka thënë fillimisht Ramsdele për Xhakën.
“Ai do të ketë mënyra të ndryshme për të folur me njerëz të ndryshëm. Merr më të mirën nga unë edhe kur kemi ndonjë debat të vogël. Ne kthehemi në zhveshtore dhe gjithçka është në rregull”.
“Por, djemtë e tjerë e shohin këtë në fushë dhe mund të jetë thjesht një stërvitje pasimesh ose seancë taktike, ju keni dy njerëz që i bërtasin njëri-tjetrit dhe kjo rrit standardet e të gjithëve”, përfundoi anglezi.
Ramsdale nuk është i vetmi që ka folur me elozhe për Xhakën, pasi shumë lojtarët ndajnë të njëjtin mendim dhe e shohin shqiptari si lideri brenda dhe jashtë fushës. /Telegrafi/