Telegrafi

Ramos: Zënka si ajo mes Neymarit dhe Cavanit nuk mund të ndodhë te Real Madridi (Foto/Video)

Sergio Ramos ka thënë se zënka për ekzekutimin e penaltive ndërmjet sulmueseve të Paris Saint-Germainit, Neymar dhe Edinson Cavani, nuk mund të ndodhë te Real Madridi.

Dyshja e PSG-së patën një mosmarrëveshje në fushë në ndeshjen kundër Lyonit se cili do ta ekzekutonte njëmbëdhjetëmetërshin.

Te Reali janë të zgjidhura edhe detajet më të vogla (Daily Mirror)
Lexo po ashtu Cavani nuk është Messi, nuk e lejon Neymarin të gjuajë penalltinë ndaj Lyonit (Video)

Uruguaiani nuk e lejoi brazilianin të shutonte dhe më pas e humbi penalltinë. Që atëherë, dy futbollistët kanë treguar se i kanë sqaruar gjërat duke i festuar golat bashkë.

Ndërsa mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë te skuadra ku ai luan.

“Penalltitë i ekzekuton Cristiano, ndërsa nëse nuk është ai, i ekzekutoj unë. Para secilës ndeshje planifikohet edhe një lojtar i tretë”.

Kur është Ronaldo në fushë, është e qartë kush shuton (Marca)

“Kjo është mënyra më e mirë për t’i shmangur problemet, për të pasur gjithçka të rregulluar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje detajeve të vogla”, ka thënë Ramos.

Edinson Cavani nuk e lejoi Neymarin ta ekzekutonte penalltinë (YouTube)

Neymari u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori kur u transferua te Paris Saint-Germaini në fillim të këtij sezoni.

Ai e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Francë duke u bërë menjëherë ndër lojtarët më të rëndësishëm të klubit. /Telegrafi/