Site icon Telegrafi

Ramos si Marcelo: Thumba për Mourinhon, lavde për Zidanen  

Sergio Ramosit i është kërkuar të krahasojë Jose Mourinhon me trajnerin e tanishëm Zinedine Zidane, i cili ka udhëhequr Realin drejt fitimit të kurorës së Ligës së Kampionëve, së bashku me titullin e tyre të parë të La Ligas pas pesë viteve.

Kapiteni i Realit ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë), e cila zhvillohet në Shkup ndaj Manchester Unitedit, aty ku është pyetur për ish-trajnerin Mourinhon dhe trajnerin aktual Zidanen, ku ka lëshuar disa thumba për portugezin ashtu sikurse shoku i tij Marcelo.

Lexo po ashtu Marcelo ‘thumbon’ Mourinhon në raport me Zidanen

“Mendimi im është se kur një ekip ka një trajner ai ndryshon, çdo trajner është i ndryshëm, sepse ka sistemin e tij, taktikën dhe personaliteti i tij”, ka thënë fillimisht Ramos me një ton diplomatik.

“Një trajner nuk është domosdoshmërish më i mirë se një tjetër”.

“Zizou ishte shumë i mirë për të kuptuar dhomën e veshjes si një lojtar i mëparshëm, ndoshta kjo i jep atij një avantazh”.

Lexo po ashtu Zidane flet për shkëmbimin Dybala – Kovacic dhe deklaratën e Mourinhos për Bale

“Mund të shohim figurën dhe të nxjerrim konkluzione të ndryshme, besoj se të dy janë trajnerë të mëdhenj, jemi me fat që po jetojmë këtë moment historik me Zizou”.

“Unë nuk mendoj se ka ndryshuar fare karrierën time. Mourinho ishte vetëm një trajner tjetër me të cilin kam punuar në karrierën time të futbollit dhe kam mësuar gjithmonë edhe nga të tjerët, që kur kam qenë një i ri në Sevilla”.

“Jam shumë mirënjohës, por nuk mendoj se Mourinho ka ndryshuar jetën time në futboll”, përfundoi kapiteni i Realit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Shkupi i sjell ‘ters’ Ronaldos, rrëshqet dhe gati sa nuk rrëzohet nga shkallët e autobusit (Video)
Exit mobile version