Telegrafi

Ramos i shpëton dënimit nga UEFA pas goditjes me bërryl të Kariusit

Foto: Muhmmad Khawar Abbas/Twitter

UEFA ka vendosur të mos e dënojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos për goditjen e tij ndaj portierit të Liverpoolit, Loris Karius.

Kapiteni i Real Madrid goditi portierin e Liverpoolit në kokë me bërrylin e tij të djathtë gjatë një sulmi në Real Madrid.

Por, Ramos ka shmangur dënimin nga disiplinori i UEFA-s për përplasjen e tij me portierin Loris Karius në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës.

UEFA ka një rregull që lejon rastet të hapen për rastet e sjelljeve të rënda që nuk janë parë nga zyrtarët e ndeshjes, por jo edhe në këtë rast.

Kjo pasi shtëpia më e madhe e futbollit evropiane kanë thanë se rregulli “nuk zbatohet në këtë rast”.

Lexo po ashtu Ndërhyrja e Ramosit në Salahun nuk ishte rastësi, të njëjtën gjë ia kishte bërë edhe Alvesit në finalen e 2017

UEFA gjithashtu shtoi se “nuk është paraqitur asnjë protestë tjetër” në lidhje me ndeshjen finale.

Ndryshe, Ramos është lojtari më i urryer i momentit shkaku i episodit të tij te lëndimi i Mohamed Salah dhe tek ky rasti i Kariusit. /Telegrafi/