Telegrafi

Ramos ngjall polemika pas El Clasicos: Në Barcelonë do thonë se duhet të shkoj në burg, me presidentin e Katalunisë

Sergio Ramos ka rrezikuar nxitjen e polemikave pasi ka thënë pas ndeshjes se në Barcelonë, do të thonë se duhet të shkoj në burg, me udhëheqësin katalunas Carles Puigdemont.

Ramos u konsiderua me fat që nuk u ndëshkua më shumë se me një karton të verdhë për një goditje me bërryl ndaj Luis Suarez gjatë humbjes 3-0 të Real Madridit nga Barça në El Clasico.

Lexo po ashtu Katalunasit pushtojnë Madridin, Barcelona vazhdon si e pamposhtur në La Liga (Video)

Duke diskutuar këtë incident, Ramos ka ngjall polemika duke thënë se pas kësaj goditje në Barcelonës do të thonë të shkoj në burg, aty ku gjendet presidenti i Katalunisë, Puigdemont.

“Në Barcelonë, do të thonë se unë duhet të shkoj në burg … me Puigdemontin”, ka thënë Ramos pas ndeshjes.

Momenti kur Ramos goditi me bërryl Suarezin

“Dështim që nuk fituat El Clasicon? Çdokush që mendon kështu duhet të shikojë prapa në vitin 2017 dhe të rishikojë statistikat”.

“Kovacic për Isco? Iscon ju nuk mund ta përdorni për të ndalur Messin, por Mateon mundeni. Ai kishte një lojë pa të meta. Ne nuk duhet të fajësojmë askënd”.

Lexo po ashtu Kovacic akuzohet nga ‘Marca’: I hapi rrugë fitores së Barcelonës (Foto)

“Clasico mund të ishte qershia mbi tortë, por nuk doli të ishte. Ne jemi goditur me dyfishimin e rezultatit dhe kemi mbetur 14 pikë prapa”.

“Megjithatë, liga nuk është e pamundur dhe ne jemi të detyruar të vazhdojmë të luftojmë”.

“Është koha që ne të reflektojmë dhe të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi kapiteni i Mbretërve. /Telegrafi/