Telegrafi

Ramos i kërkon Perezit që të mos nënshkruajë me Hazardin

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i ka thënë presidentit Florentino Perez që të mos kthehet në negociata për yllin e Chelseat,  Eden Hazard.

Me gjasa të mëdha ylli i Monacos, Kylian Mbappe, do të qëndojë edhe një sezon në Francë, ndërsa Hazardd shihej si alternativë nga Perez.

Belgu pëlqehet qe një kohë të gjatë nga trajneri Zinedine Zidane dhe së bashku me Perezin duan ta sjellin në Madrid.

Por sipas Diario Sport,  Ramos i ka thënë Perezit se nuk kanë nevojë për transferimi të ngutshme.

Me Iscon në formë dhe Marco Asensio që ka shpërthyer,  Ramos i ka thënë Perezit se ardhja e Hazard do të shkaktonte probleme në dhomat e zhveshjes.

Të njëjtat probleme që u bën me James Rodriguezin i cili tani është te Bayern Munich. /Telegrafi/