Sergio Ramos e ka cilësuar superyllin brazilian Neymar si njërin nga lojtarët kryesorë në botë, duke e renditur atë në treshe.
Real Madridi është lidhur me një transferim të 28-vjeçarit, i cili ka treguar dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain këtë verë, megjithatë ata nuk kanë bërë asnjë ofertë deri tani.
Ish-klubi i Neymarit, Barcelona gjithashtu ka shprehur interes për ta rikthyer atë në Camp Nou, por kapiteni i Los Blancos, Ramos ka përdorur lëvdatat ndaj brazilianit për ta joshur atë për një transferim në Bernabeu.
“Neymar është një lojtar më i mirë, dhe është njëri nga tre më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Ramos.
“Megjithatë duke folur për këto gjëra tregon një mungesë respekti për klubet e mëdha që janë të përfshira”.
“Transferimet si kjo fliten gjithmonë në Real Madrid, veçanërisht kur afati kalimtar mbetet i hapur”.
“Por, ne duhet të mbetemi të përqendruar me lojtarët që kemi”, përfundoi kapiteni i Realit.
Real Madrid e nisi sezonin me një fitore 4-1 në Celta Vigo, para një barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Real Valladolidit këtë fundjavë. /Telegrafi/