Adil Rami e ka zgjedhur Sergio Ramosin si futbollistin më të mirë në botë.
Mbrojtësi i kombëtares franceze dhe Sevillas ka një simpati të veçantë për mbrojtësin spanjoll të Real Madridit, Ramos.
Kjo pasi, Rami e ka vlerësuar kapitenin e ‘Mbretërve’ si futbollistin më të mirë në botë, ku sipas tij Ramos qëndron mbi Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
“Sergio Ramos, pa dyshim. Për mua ai është më i miri në botë”, ka thënë Rami për Eurosport, përcjell Telegrafi.
“Është e bukur ta shohësh atë duke luajtur. Ai është i shpejtë dhe kontribuon shumë në sulm”, përfundoi francezi. /Telegrafi/