Telegrafi

Ramos i bën rregullat edhe në finalen e Botërorit për Klube, gjyqtari ‘frikësohet’ ta përjashtojë (Foto/Video)

Real Madridi fitoi ndaj Kashima Antlers në finale të Kupës së Botës për klube me rezultat 4-2.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2 dhe Los Blancos rrezikuan të shkojnë në vazhdime me një lojtar më pak.

Por, kur hapi sytë dhe pa se lojtari që duhet ndëshkuar ishte Ramos, gjyqtari e ndryshoi mendimin.

E gjitha pasi Sergio Ramos kishte një karton të verdhë dhe pak minuta para përfundimit të ndeshjes bëri një ndërhyrje të parregullt dhe gjyqtari u bë gati ta ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë.

Shikimi i ashpër i Ramos drejt gjyqtarit, por në fund ia vlejti, pasi spanjolli shpëtoi nga suspendimi.

Por, kur e pa që lojtari është Ramos, e tërhoqi dorën nga gjepi dhe e fali spanjollit.

Kjo irritoi lojtarët e klubit japonez, por ata nuk arritën t’ja ndryshojnë mendimin gjyqtarit. /Telegrafi/