Real Madridi fitoi ndaj Kashima Antlers në finale të Kupës së Botës për klube me rezultat 4-2.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2 dhe Los Blancos rrezikuan të shkojnë në vazhdime me një lojtar më pak.
E gjitha pasi Sergio Ramos kishte një karton të verdhë dhe pak minuta para përfundimit të ndeshjes bëri një ndërhyrje të parregullt dhe gjyqtari u bë gati ta ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë.
Por, kur e pa që lojtari është Ramos, e tërhoqi dorën nga gjepi dhe e fali spanjollit.
Kjo irritoi lojtarët e klubit japonez, por ata nuk arritën t’ja ndryshojnë mendimin gjyqtarit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MCRHiefYW00