Site icon Telegrafi

Ramos arrin shifrën e 100 golave në karrierë  

Foto: Marca

Për një mbrojtës, shënimi i golave nuk është i lehtë, por jo edhe për Sergio Ramos, i cili është fenomenal pasi ka arritur shifrën e 100 golave në karrierën e tij pas shënimit kundër Leganes në takimin e së mërkurës në Copa del Rey.

Ramos ka shënuar nga penalltia në minutën e 44-të të ndeshjes duke i dhënë epërsinë Real Madridit 1-0 ndaj Leganes, por njëkohësisht ka arritur edhe në shifrën e 100 golave në karrierë.

Pas golit të shënuar ndaj Leganes, Ramos festoi me një gjest që simbolizonte numrin 100-të.

Festa e Ramosit pas golit të 100-të (Foto: Marca)

Nga këto 100 gola, 80 kanë ardhur me fanellën e Real Madridit, tri me atë të Sevillas dhe 17-të për Kombëtaren e Spanjës.

Goli i parë i mbrojtësit spanjollit erdhi më 16 shtator të vitit 2004, kur ai shënoi për ish-klubin e tij Sevillan.

Jo shumë mbrojtës kanë tejkaluar shifrën e 100 golave dhe kapiteni i Real Madridit bashkohet me lojtar elitar si Ronald Koeman (193 gola) dhe Daniel Alberto Passarella (134 gola).

Lexo po ashtu Sergio Ramos për herë të parë në karrierë e përfundon vitin pa karton të kuq

Nga koleksioni i tij i golave, ato në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit në Lisbonë dhe Milan janë ndër më të çmuarat.

Shtatë prej golave të tij kanë ardhur këtë sezon, pasi ai është bërë golashënuesi më i mirë i ekipit që nga largimi i Cristiano Ronaldos gjatë verës.

Lexo po ashtu Deklaratat interesante dhe thumbuese, konfliktet dhe momentet që do të kujtohen nga viti 2018

Ramos ka shënuar më së shumti kundër Malagas – pesë herë – dhe gjithashtu ka pasur rendiment të mirë edhe kundër Barcelonës, duke shënuar në katër raste.

Pesëdhjetë e nëntë prej golave të tij kanë ardhur në La Liga, pesë në Copa del Rey, 11 në Ligën e Kampionëve, një në Ligën e Evropës, shtatë në mes SuperKupave dhe Kupës së Botës për klube, ndërsa 17 kanë ardhur për Spanjën. /Telegrafi/

Exit mobile version