Site icon Telegrafi

Ramiz Kelmendi: Kriza politike po dëmton ekonominë e vendit (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se situata politike në vend po ndikon në ekonominë e vendit, meqë “për shkak të kësaj krize shumë investitorë po largohen nga këtu”.

“Për bllokada të tilla shumë njerëz mendojnë që nuk ndikojnë në ekonominë e vendit, mirëpo ndikojnë shumë. Sidomos kjo bllokadë e dhunshme e institucionit jep përshtypjen që mund të ketë kriza politike dhe të rrezikohen investimet e brendshme e investitorët e jashtëm. Ata ikin e të tjerët që kanë menduar të vijnë dhe të investojnë fare nuk do të vijnë”, ka thënë Kelmendi në “ Kontakt”.

Sipas biznesmenit, arsyeja se pse vendi nuk del nga kriza është se po mungon komunikimi politik. Sipas tij, opozita po kushtëzon pozitën që të tërhiqen marrëveshjet.

“Opozita fare nuk po donë me dëgjua; ata po kushtëzojnë pozitën që të tërhiqen marrëveshjet, mirëpo ky është një lloj kushtëzimi politik që e dëmton pozitën”, tha Kelmendi.

Exit mobile version