Telegrafi

Ramires: Kurrë nuk kam marrë ofertë nga Interi

Ramires duke festuar golin ndaj Liverpoolit më 31 tetor 2015 (Foto: Getty Images)

Mesfushori i Jiangsu Suning, Ramires, ka zbuluar se nuk ka pasur asnjëherë ofertë nga Interi gjatë janarit.

Të dy skuadrat janë nën pronësi të Suning Group dhe ishte folur shumë që braziliani do t’i bashkohej skuadrës të Luciano Spallettit.

Lexo po ashtu Julio Cesar: Ramires, një lojtar që i duhet Interit

“Ishte folur shumë për atë”, ka thënë Ramires për Lance.

“Në të vërtetë asnjë ofertë nuk erdhi te unë, apo te drejtorët nga Interi”.

“Jam 31 vjeçar dhe kam ende kohë të luaj në futboll, dua të rikthehem në Evropë dhe është diçka që do ta marrë parasysh kur të vijë kohë”.

“Tani jam i fokusuar vetëm të Jiangsu, dua të respektoj klubin dhe të veshi ngjyrat e skuadrës që më ka nën kontratë”.

“Kjo është e tashmja ime dhe ajo që unë po mendoj aktualisht”, ka shtuar Ramires. /Telegrafi/