Tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj, këto ditë ka qenë një emër mjaft i përfolur në mediat vendore.
Ditë më parë, ai u dekoruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me dekoratën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Tenori Lamaj është një emër mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij.
Përderisa ka qëndruar këto ditë në Kosovë, Rama është përballur edhe me një gjobë nga Poliocia e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, teksa po voziste në komunikacion, për mos respektim të rregullave, ai është dënuar nga Policia me një gjobë prej 200 eurosh.
Këtë, ai e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se dënimi i ka ardhur shumë shtrenjtë.
“Dënimi sa vet rroga e policit”, ka shkruar Lahaj në InstaStory. /Telegrafi/