Telegrafi

Rama, Vuçiq e Zaev takohen sërish me 21 dhjetor në Durrës – ftohet edhe Thaçi

Gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, Rama deklaroi se takimi i tretë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të në të mbahet në Durrës me 21 dhjetor.

“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Rama i reagon Thaçit e Mustafës për Mini-Schengenin Ballkanik

Më tej, Rama shtoi se nuk do të këtë asgjë të re në këtë nismë përveç asaj që janë pajtuar në Ohër.

Lexo po ashtu Çfarë përfshin marrëveshja e dakorduar mes Zaev, Ramës dhe Vuçiqit?

“Kjo është nismë zbatuese për atë që kemi rënë dakord mes 6 vendeve. Nisma nuk është detyruese për askënd, por marrëveshje për të vrapuar bashkë. Nisma, të bëjmë realitet gjërat që kemi rënë dakord”, u shpreh më tej Rama, njofton Telegrafi.