Telegrafi

Rama: Taksë për fermerët që nuk punojnë tokën

Gjatë një takimi me fermerët në Dvoran të Korçës, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi fermerët se do të vendoset taksim i lartë, për ata që nuk e punojnë token.

Ai deklaroi që qeveria tashmë kanë nisur punën për të rregulluar me ligj vendosjen e taksës për këdo që nuk e shfrytëzon pronën në fshat.

“Sot, Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore edhe pse ka akoma copëza. Për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një supertaksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punojë vetë, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë. Si qenka kjo që bujqësia ka marrë të tatëpjetën?!”, u shpreh Rama.

Pas paralajmërimit, Kryeministri u bëri thirrje fermerëve të bashkohen dhe të krijojnë kooperativa në funksion të investimeve të përbashkëta në mënyrë që të ketë më shumë prodhim. /Telegrafi