Nga Spanja, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se duhen marrë masa për të parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Ai këmbëngul që dialogu mes dy vendeve duhet të vijojnë.
Ai u pyet nga gazetarët për rrezikun e një lufte të mundshme.
“Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë, është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në veri sepse kufiri atje është bërë shumë transparent dhe shpresojmë që dialogu do të vijojë”, është shprehur Rama.
Këto deklarata, kreu i qeverisë i bëri gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Spanjë. Pyetur për situatën në veri të Kosovës, ai tha se është “shumë i shqetësuar për shkak se rreziku sa vjen dhe shtohet nga viti në vit”.
Nga ana tjetër, u ndal të fliste dhe për qëndrimin e tij kundër Bashkimit Evropian, sipas së cilit tha se Serbia duhet të ndëshkohej nga BE për ngjarjen e 24 shtatorit.
“Jam shumë i shqetësuar, të gjithë jemi të shqetësuar sepse është një situatë shumë e rrezikshme dhe tani, në pikën ku jemi, potenciali i rrezikshmërisë është rritur vit pas viti. Aktiviteti kriminal në atë pjese ku minoritet serb jeton më së shumti, janë tani krejtësisht të bashkuar me agjendën politike dhe shumë nacionalizëm dhe është shumë e rrezikshme”, tha Rama.
Ai tha se për Bashkimin Evropian do duhet të ishte e mjaftueshme për ta dënuar Serbinë, për aq kohë sa vendosën që të shpallin ditë zie për vdekjen e terroristëve që vranë policin në Kosovë.
“Për herë të parë, në të paktën 10 vite, Shqipëria nuk është në një mendim me BE, specifikisht për këtë (ndëshkimin e Serbisë), ne kemi qenë gjatë gjithë kohës me BE që autoritetet e Kosovës të jenë konstruktive në dialog dhe të marrim më të mirën e planin franko-gjerman, sepse është një marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe rajonin, por në të njëjtën kohë, kur Republika Serbe mban ditë zie për vdekjen e kriminelëve që vranë policë, ishte mjaftueshëm për BE të thonë që kjo nuk është evropiane dhe e papranueshme dhe e ndëshkueshme”, shtoi kreu i qeverisë. /Telegrafi/