Zhvillimet e fundit pasi Gjykata Speciale i konfirmoi aktakuzat ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shkaktuar përplasje edhe në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama me anë të një shkrimi në Twitter, i ka reaguar liderit të opozitës Lulzim Basha, duke i kërkuar këtij të sqarohet lidhur me të kaluarën e tij si hetues në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë. Human Right Watch”, ka reaguar Rama, përcjell Telegrafi.
Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin!
"Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë"
Human Right Watch— Edi Rama (@ediramaal) November 9, 2020
Një gjyqtar i procedurës paraprake i Speciales, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, krye-parlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë bërë në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Telegrafi/