Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar sot të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Rama i ka reaguar Lajçakut në një postim në Twitter ku ka njoftuar lidhur me takimet që ka pasur me kryenegociatorët, gjersa shkruan se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes themelore.
“Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të!
Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.
Ndryshe, të mërkurën në Bruksel, Lajçak ka pritur në takime ndaras kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkviq, ndërsa nuk pati takim trelateral.
Bislimi theksoi mbrëmë ndërmjetësuesi i këtij procesi, Miroslav Lajçak, ka vendosur që të mos kishte takim trepalësh në këtë moment. /Telegrafi/
The EU needs to act firmly to secure a swift implementation of the Basic Agreement. Our region cannot become a hostage of a neverending crisis between Kosova and Serbia. We cannot allow nor the Northern Kosova, where the line between organized crime and local politicis is… pic.twitter.com/3luccJoyFd
— Edi Rama (@ediramaal) July 20, 2023