Telegrafi

Rama publikon videon e nënkalimit të ri në hyrje të Tiranës: Kanë përfunduar 5 tunelet, lehtësohet hyrja në kryeqytet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej kryqëzimeve kryesore të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Rama bën me dije se tashmë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.

Sipas kryeministrit, falë këtyre tuneleve tani është lehtësuar ndjeshëm trafiku në hyrje dhe në dalje të Tiranës.

“Mirëmëngjesi, dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/