Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marto Kos, deklaroi se Shqipëria është e vendosur që ta përmbushë me sukses “objektivin për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027”.
“Ne folëm me komisioneren edhe për të shkuarën, e cila na ka mësuar në mënyrën më brutale se pse rruga e vetme e jona është rruga e Bashkimit Evropian. Ne jemi shumë të vendosur ta përmbushim me sukses objektivi për përfundimin e negociatave brenda 2027”, deklaroi Rama.
“Ambicia ime, ambicia jonë është që shqiptarët të mbajnë pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade”, shtoi kryeministri, shkruan A2.
Komisionerja Marta Kos do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës. /Telegrafi/