Telegrafi

Rama niset drejt Uashingtonit për të marrë pjesën në samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Washington DC për të marrë pjesë në Samitin për 75 vjetorin e NATO-s, të thirrur nga Presidenti Amerikan, Joe Biden.

Ky samit do të mbahet nga data 9-11 korrik.

Perspektiva e rikthimit në pushtet të Donald Trumpit, kritikut më të madh të aleancës ushtarake, pritet të dominojë diskutimet në mesin e aleatëve. /Telegrafi/