Rajoni duhet të rrijë bashkë për shkak të ndikimit rus. Ishte kjo kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në sesionin e diskutimeve në Bruksel, një ditë pas samiti BE-Ballkani perëndimor në Tiranë.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare përjashtoi ndikimin rus në vendin tonë, por mund të jetë problem në rajon, ndërsa vlerësoi edhe Serbinë.
“Në vendet e tyre ndikimi rus është i pranishëm, rreziku rus është real. Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë se kishin Stalinin deri në ‘90 e hoqën qafe më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet të rrijë bashkë. Me një qasje jo shumë aktive nga BE gjërat mund të bëhen problematike, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i i zi dhe përtej kësaj hapësire. Prandaj duhet të bëhemi bashkë, prandaj edhe Serbia është e përfshirë deri tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por për të mbajtur të njëjtën linjë në OKB në dënimin e agresionit është mirëfilli pjesë”, tha Rama.
Sa i përket anëtarësimit Rama tha se është i kushtëzuar nga detyrat individuale të bazuara në meritë, por theksoi përkushtimin e besnikërinë ndaj BE-së.
“U bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush nuk mund të na ndalojë. Jo vetëm që jemi të përkushtuar ndaj perandorive. Kemi qenë besnik ndaj Stalinit. Ne do jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund. Nëse duan të largohen ne do t’u themi nuk do të ikni. Ata nuk po e hapin derën. Të krijojmë mekanizma afrimi që nuk janë të kushtëzuara nga detyrat individuale të bazuara në meritë”, shtoi kryeministri.
“Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon, ajo që u sugjeroj miqve të mi mos e shihni ndryshimin përmes anëtarësimit, por në një tjetër mënyrë. Për anëtarësimin duhet të punojmë fort, të bëjmë detyrat e shtëpisë. Nuk mund të kërkojmë diplomë pa bërë universitetin. Të jemi plotësisht të aftë të qëndrojmë me ata”, tha Rama.
Për samitin e një ditë më parë në Tiranë, Rama tha se Shqipëria solli buzëqeshje në fytyrat e liderëve europianë.
“Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. I patë fytyrat e tyre dje. Ishin më mirë se kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm dhe qytetet e tyre depresive të mëdha. Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë për një kohë të gjatë dhe po i gëzoheshin diellit dhe këto janë gjëra të mira që iu dhamë dje BE”, tha kryeministri.
“Buzëqeshja është më e thellë seç duket shqiptarët janë shumë besnikë dhe nuk janë kurrë të mërzitshëm, ne jemi shumë besnikë. Vendi më proevropian në kontinent, ne kemi ardhur nga ferri, jo nga ferri francez që është parajsa që ata e quajnë ferr, por ferri i vërtetë kemi qenë tërësisht të izoluar. Samiti ishte ngjarje e jashtëzakonshme historike. Ishte një sinjal i qartë që BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Ne vijmë nga ferri”, tha gjatë fjalës në panel ku shoqërohej nga Stevo Pendarovski, Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Dritan Abazović, Kryeministrin e Malit të Zi. /Telegrafi/