Site icon Telegrafi

Rama në Beograd: Më mirë të bashkuar sesa me shpinë nga njëri-tjetri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në panairin e verërave në Beograd në gjuhën shqipe duke theksuar se është më mirë që rajoni të jetë i bashkuar se sa me shpinë të kthyer nga njeri-tjetri.

Ai tha se Ballkani i Hapur është një nismë për bashkim në paqe në mënyrë që në vendet e Ballkanit të kthehet shpresa dhe njerëzit mos të largohet.

Rama ka folur me tej se ne fjalimin e tij të parapërgatitur është shkruar se Shqipëria është vendi i parë që e ka prodhuar verën në rajon, që daton që në kohën e bronzit. Por ky fakt sipas tij nuk ka rëndësi sepse rajoni ka humbur shumë kohë parë se kush është i pari ose më i miri.

Kryeministri shqiptar ka thënë gjithashtu se panairi i verës është shume presitogjoz në nivel evropian duke shtuar se 22 prodhues shqiptar të verës janë të pranishëm në panair.

Lexo po ashtu Rama takohet me Vuciq, merr pjesë në Panairin e Verërave në Beograd

“Sot këtu janë 22 prodhues nga Shqipëria. Jam i sigurt që ky panair, do ta spostojmë nga një kryeqytet në tjetrin do të nxisë edhe plot të tjerë që të përfshihen në këtë aktivitet. Sot kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona, i cili është nga afro 60 mln në afro 100 mln. 36 mln euro më shumë se 1 vit më parë. Eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit afro 30%. Po kështu edhe me RMV afro 30%. Të gjitha këto të dhëna na shtojmë që të çojnë përpara këtë nismë që nuk është një nismë e jona, por është një nismë për njerëzit, për ata që prodhojnë që eksportojnë”, u shpreh Rama nga panairi “Vizioni i Verës”.

“Është e qartë që më mirë së bashku, duke afruar njerëzit e duke parë se sa shumë gjëra të përbashkëta kemi si njerëz, sesa ashtu siç kemi qëndruar më parë, me shumë konflikte e luftra në mes. Sot, duke vizituar këtë panair, ku ka prodhues nga shumë vende të tjera, besoj që i kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë që jo vetëm të shkëmbejnë eksperiencat me njëri-tjetrin, por i kemi dhënë mundësi edhe tregtarëve të verës jashtë rajonit që të shikojnë kaq shumë prodhime, që do të duhej shumë kohë e udhëtime për t’i shikuar”, tha Rama.

Lexo po ashtu Agjenda e samitit “Ballkani i hapur” në Beograd, pritet marrëveshje për tregtinë pa kufizime të ushqimeve

“Jam i bindur që edicioni i parë i këtij panairi do të nxisë edhe shumë të tjerë që të përfshihen në këtë aktivitet”, shtoi kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, “Ballkani i hapur është një projekt paqeje, një projekt i një vizioni të përbashkët për të ardhmen, në mënyrë që kjo lagje e vogël në mes të Europës të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës”. /Telegrafi/

Exit mobile version