Telegrafi

Rama, Kurtit: Albin, kufijtë nuk përcaktohen me opinione

Pas kritikave të në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ky i fundit i ka reaguar ish-kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

“I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë??”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/