Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti këtë të martë një mbledhje të hapur për media me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Në fokus të fjalimit të tij, kryeministri pati reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Rama theksoi se sot Shqipëria ka një sistem drejtësie të pavarur poltësisht nga politika. Sipas tij meritë për këtë ka maxhoranca qeverisëse e cila i ka vendosur në dispozicion strukturave të posaçme të drejtësisë një kushtetutë mbështetëse, si dhe një sistem pagash nga më të lartat në hirearkinë e shtetit.
“Ne nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të drejtësisë. Jo vetëm kaq por i kemi hapur rrugë krijimit të një gryke zjarri të re që shteti shqiptar nuk e ka patur kurrë, por edhe ia kemi hequr vetes me guxim të pagjendur më parë çdo mundësi kontrolli të shënjestarve të asaj grykë zjarri. Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik. Jo vetëm kaq, por ne me forcën e shumicës sonë qeverisëse i kemi hapur rrugë furnizimit me municion të asaj gryke zjarr. I kemi vendosur drejtësisë në dispozicion jo vetëm një kushtetutë dhe hapësirë ligjoire të qepur enkas për këtë lufftë. Në kushtetutat e BE-së nuk ka trupa speciale dhe trupa ndërkombëtare monitorimi, i kemi vendosur dhe një buxhet pagash si askund në Evropë është mbi hirearkinë e pagave të të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar”, tha Rama.
Rama shtoi se lufta kundër korrupsionit nuk ka përfunduar ende, por ka shumë për të bërë dhe brenda vetë strukturave qeverisëse të Partisë Socialiste.
“Vetë fakti që sot prokurorët janë individët më të paguar në piramidën e shtetit tonë krijon një anomali absolute të cilën e kemi krijuar me vetëdije të plotë.
E vërteta është se as korrupsioni në Shqipëri nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit. Edhe pse kemi pastruar jo pak nga vatrat kancerrogjene të korrupsionit në këtë vend ka dhe shumë për të pastruar edhe vetë brenda partisë sonë mbetet akoma shumë për imunizimin nga influenca e korrupisionit”, tha Rama. /Telegrafi/