Telegrafi

Rama e nis ditën me urim për 8 Marsin, njofton mbështetjen për nënat e papuna me mbi tre fëmijë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditë sot me një urim për të gjitha gratë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e njohur në vend edhe si Dita e Nënës.

“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale”, shkroi Rama në Facebook.

Nga 1 janari i këtij viti çdo grua e papunë me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë [860 euro]në muaj, do të subvencionohen nga shteti për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të fëmijës.

Ky program planifikon të financohet në vlerën 600 milionë lekë. Kjo është një nismë e iniciuar nga anketimi përmes Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e nënave me tre e më shumë fëmijë.

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. /Telegrafi/