Site icon Telegrafi

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi të ngrihet në nivelin e një konference ndërkombëtare, KFOR të marrë në kontroll veriun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në një konferencë për mediat se që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të formalizohej kjo duhet të ngrihej në nivelin e një konference ku plani franko-gjerman të vendosej mbi tavolin, ndërsa të pranishëm të ishin edhe presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama tha gjithashtu se formati i tanishëm i Brukselit, qartazi nuk po i ofron asgjë paqes në këtë situatë të re.

“Kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike e kam thënë dhe e kam kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në nivelin e një konference të normalizimit me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në kuadër të bisedimeve të pandërprera.

Lexo po ashtu Propozimi i Osmanit për Asociacionin, Rama: Hap pozitiv për Kosovën

Gjithashtu përfaqësimi i Bashkimit Evropian dhe i komunitetit euroatlantik, duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë me Francën dhe Gjermaninë në konferencë, me praninë e presidentit dhe kancelarit si bashkautor të këtij plani.

Sot është e qartë për të gjithë që minimalisht formati i sotëm i Brukselit ku venë e vijnë dy burra nga këtej dhe hynë e dalin dy burra atje, nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Kjo besoj minimalisht është e qartë”, tha Rama.

Ai më tej theksoi se KFOR duhet ta marrë sa më parë në kontroll veriun e Kosovës, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet dhe të mos ketë më viktima si pasojë e sulmeve.

Sipas tij kjo gjë duhet të kishte ndodhur më parë, por megjithatë më mirë pak vonë se sa shumë vonë.

Lexo po ashtu Rama shpjegon qëndrimin kundër BE-së: I kërkuam të dënojë vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës

“Detyra ime është të bëjë çmos për paqe dhe për bashkëpunimin në rajon dhe për njohjen përfundimtare të Kosovës, si fryt i paqes dhe bashkëpunimit. Detyra ime është të shkojë më shumë se një hap. Qeveria e Kosovë s, të mos degradojë në një arenë luftimesh të herë pas hershme të cilat mund ta kthejnë në Dombas të vogël, por ama mjaftueshmërisht të madh për ta kthyer të djeshmen në të sotmen dhe të ardhmen në të djeshme. Nëse kohë përpara këtyre zhvillimeve kaq dramatike, e kam kërkuar disa herë publikisht se formati i dialogut të normalizimit duhej ngritur në nivelin e një konference të normalizimit. Përfaqësimi i BE dhe i Komunitetit euroatlantik duhej të ngrihej në nivelin më të lartë. Sot është e qartë për të gjithë se sot formati i Brukselit ku vijnë dy burra nga këtej dhe hyjnë e dalin dy burra andej nuk kanë asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re”, tha Rama.

Niveli i përfaqësimit euroatlantik në dialog duhet të ngrihet shpejt por duhet pasur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e të gjithë marrëveshjeve, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stok viktimash. Për të parandaluar me çdo mjet këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun Kosovës. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. Këtu s’ka rëndësi se kush e kërkon, këtë e kërkon situata. Po të ishte bërë më parë kjo nuk do të kishte ndodhur. Pak vonë sipas meje, por më mirë pak vonë se sa shumë vonë”, shtoi Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version