Site icon Telegrafi

Rama dhe Berisha pritet të vendosin sot në limite kandidatët përfaqësues në zgjedhjet e 11 majit

Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave te kandidateve për deputetë nga partitë politikë që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Si nga PD ashtu dhe nga PS nuk ka ende një listë përfundimtare, por këtë pasdite do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në 19:00 Kryesinë e PS-së. Para mbledhjes do të zhvillojë një takim me drejtuesin politik për diasporën, Taulant Balla. Kryesocialisti ka konfimuar se deputetët do të jenë në listë të hapur dhe në drejtuesit e qarqeve në liste të sigurt.

Gjithashtu pritet edhe vendimi i kryeministrit Edi Rama, i cili për herë të parë tha se mund të mos kandidojë si deputet.

Ndërkohë emrat e përzgjedhur nga Partia Demokratike do të filtrohen nga Kryesia orën 17:00, e cila do të marrë për bazë edhe angazhimin e kandidatëve për regjistrimin e diasporës. Më pas Këshilli Kombëtar në orën 19:00 do të miratojë listën e filtruar nga Kryesia, e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda mesnatës së datës 12 Mars.

Exit mobile version