Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke vazhduar takimet me liderët politikë në Kosovë.
Pas takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, Rama tashmë ka arritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Rama pritet të takojë edhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërkaq, kryeministri shqiptar ka bërë të ditur se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë ka të bëjë pikërisht me ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli./Telegrafi/