Naby Keita do të jetë gjatë verës lojtari më i ri i skuadrës së Liverpoolit.
Kjo e fundit do të duhet të paguajë rreth 60 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të RB Leipzigut.
Por, futbollisti ka pasur një rënie në karrierë dhe për këtë ka folur trajneri i skuadrës gjermane, Ralph Hasenhuttl, i cili pret që të arrin sërish nivelet e larta si në të kaluarën.
“Naby nuk është nuk po luan këtë vit si në të kaluarin. Është e rëndësishme që të arrij nivelet normale.
“Unë nuk jam ai që dëshiron taë motivojë me frikë. Nuk i gjuaj lojtarët në asnjë mënyrë, pasi që kam besim tek ata”, tha Hasenhuttl i për Sport Bild.
Keitas do t’i lehtësohet puna për në ekipin e parë të The Reds në rast të largimit të Emre Can.
Ky i fundit pritet të shkoj te skuadra kampione italiane, Juventus, e cila është interesuar edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani ka pasur 47 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola në të gjitha garat për Leipzigun. /Telegrafi/