Braziliani Neymar është i prirë të bëhet lojtari më i mirë në botë pas epokës së Lionel Messit sipas mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Që nga ardhja e tij në vitin 2013, Neymar ka shënuar 59 gola në 100 ndeshje në La Liga, duke fituar dy tituj dhe Ligën e Kampionëve.
Ai ishte i treti në garën për ‘FIFA Topin e Art” pas Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Nëse flasim për më të mirin, ai është Leo Messi. Neymar është rrugës për tu bërë më i miri”, ka thënë Rakitic për Times.
“Barca do ta bëjë hapin më të mirë nëse do ta vazhdojë kontratën më të dhe të vërë një klauzolë sa më të madhe për blerjen e tij, pasi ai do të jetë Messi i ardhshëm kjo është e sigurt”.
“Ai ka shënuar 300 gola dhe është vetëm 24 vjeç. Ai është me të vërtet special”, ka thënë kroati. /Telegrafi/