Para takimit mes kombëtares kroate si dhe argjentinase në kupën botërore të vitit të kaluar, trajneri Zlatko Dalic po përgatiste taktika për ta ndalur Lionel Messin.
Gjeniu argjentinas mund të ndalet vetëm me lojë ekipore dhe me shumë fat. Ose ai do të ndalojë veten nëse ka thyerje mentale.
Një ndihmë të madhe për trajnerin kroat ka dhënë Ivan Rakitic, i cili punon me Messin çdo ditë në Barcelonë.
Messi il s’en blc pour de vrai pic.twitter.com/0qIYKuuXu4
— Sofian 🧊 (@sfn_sofian) July 3, 2019
“Messi është një gjeni, por sapo të ulë kokën dhe shkon në qendër të fushës, do të thotë se çdo gjë ka përfunduar për atë pasi ka humbur përqendrimin. Ai nuk është vetvetja”, zbuloi Rakitic se çfarë ka ndodhur atë mbrëmje në Nizhni Novgorod, ku Kroacia triumfoi me rezultat 3-0.
E njëjta gjë ndodhi me Messin në dy ndeshje të rëndësishme këtë sezon, hera e fundit kundër Brazilit në gjysmëfinale të Copa America (2: 0).
Gjithashtu edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Anfield Road, kur Barcelona pësoi humbje 4: 0 kundër Liverpoolit.
Ndryshe, Messi është një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, ku ka fituar pesë herë “Topin e Artë”. /Telegrafi/