Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, me në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusit, tha se do t’ia lironte vendin e tij portierit italian që të merrte pjesë në Kupën e Botës.
Italia ka dështuar të kualifikohet për në Kupën e Botës, ndërsa Kroacia e ka siguruar pasi e mposhti Greqinë në fazën play-off.
“Ndjehem t’i them Buffonit që të shkojë në vendin tim, pasi ajo që ka bërë për futbollin është e pakrahasueshme, unike”.
“Kur një fëmijë e bën formacionin më të mirë, në portë fillon me Buffon”.
“Është keq që nuk do të mund ta mbyll karrierën me pjesëmarrjen në Kupën e gjashtë me radhë. Nëse do të mundja do t’ia liroja vendin tim”, ka thënë Rakitic .
Në anën edhe Jordi Alba para ndeshjes tha se do të donte që ta kishte një fanellë të Buffon në koleksionin tij.
Gianluigi Buffon përmes rrjetit social Twitter, i ka falënderuar të dy lojtarët për fjalët e mira.
“I dashur, Ivan Rakitic si portier mund të luaj ende, por të luajë si mesfushor i Kroacisë në vendin tënd nuk është një ide e mirë. Përtej shakave, fjalët e tua ishin një dhuratë e madhe për mua. Të falënderoj. Jordi Alba, fanella ime po pret për ty…”, ka shkruar Buffon.
Dear @ivanrakitic , as a goalkeeper I might still play but playing for Croatia as a midfielder in your place might not be a great idea: I am saying it for your good sake.😂 Joking apart, your words have been a great gift. Thanks to you and @JordiAlba: my jersey is waiting for you
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) November 21, 2017
Ndeshja do të zhvillohet sonte në mbrëmje (e mërkurë) nga ora 20:45. /Telegrafi/