Ivan Rakitic beson që Real Madrid do të lëshoj terren dhe skuadra e tij, Barcelona do ta fitoj titullin e La Ligas këtë sezon.
Titulli i La Ligas për këtë sezon ende është i paqartë se kujt do t’i takoj, por Rakitic beson se në fund skuadra e tij do ta thotë fjalën e fundit.
Sipas mesfushorit kroat, Real Madridi do të humb pikë në ndeshjen ndaj Sevillas e cila zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
“Sevilla ka nevojë për pikë, në mënyrë që ta mbyllë sezonin në pozitën e tretë”, ka thënë fillimisht Rakitic për Mundo Deportivo.
“Besoj shumë në atë skuadër, jo vetëm tani kundër Realit, por gjithmonë”, përcjell Telegrafi.
“Ju uroj atyre më të mirën”, ka përfunduar mesfushori kroat i Barcelonës. /Telegrafi/