Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë se është i lumtur në klubin aktual dhe se nuk do të bashkohet me Interit.
Rakitic ka qenë i lidhur me një kalim te Interi tash e një kohë, ku ishte gazeta Mundo Deportivo që e bëri si punë të kryer kalimin e tij te Nerazzurrët.
“Nuk e di pse më lidhin me Interi. Nuk mund ta shpjegoj”.
“I respektoj ekipet e tjera shumë. Enterit është një klubi i madh dhe kemi luajtur kundër tyre sezonin e shkuar”.
“Kam bashkëlojtar (të Kroacisë) që i respektoj shumë, por nuk do të shkoj atje. Jam ku dua te jem dhe nëse Interi është duke menduar për mua, atëherë unë jam duke luajtur mirë, por jam i lumtur te Barca”.
“Familja ime dhe vajza janë të lumtur këtu”, ka thënë Rakitic. /Telegrafi/