Telegrafi

Rakitic: Momenti i së vërtetës për Barcelonën

GRANADA, SPAIN - APRIL 02: Ivan Rakitic of FC Barcelona celebrates after scoring during the La Liga match between Granada CF v FC Barcelona at Estadio Nuevo Los Carmenes on April 02, 2017 in Granada, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë se ndeshja ndaj Juventusit është momenti i së vërtetës për skuadrën e tij.  

Blaugranat pësuan humbje me rezultat 2-0 nga Malaga në fundjavë dhe gjasat që ta fitojë La Ligan janë minimizuar.

“Tani vjen momenti i së vërtetës, më i rëndësishmi, më i vështirë dhe më i bukuri”.

“Kemi nevojë të luajmë me qetësi dhe të japim më të mirën tonë, pasi nuk është e lehtë të luajmë çdo tri ditë”.

“Duam ta fitojmë çdo ndeshje që ka mbetur. Juventusi ka shumë eksperiencë dhe dinë se çfarë duan menaxhuar çdo moment të ndeshje”.

“Jam të strukturuar, për këtë edhe e kanë fituar Serien A në kaq vite. Duhet të japim 100 për qind ndaj tyre”, ka thënë Rakitic.

Kroati kishte shënuar golin e parë ndeshjen finale kundër Juventusit në vitin 2015. /Telegrafi/