Sipas mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic, ylli i Barcelonës punon 100 për qind në stërvitje, por kalon pak kohë në palestër.
Messi ka luajtur secilën ndeshje për Barcelonën këtë sezon, përpos tri ndeshjeve të para të Copa del Rey duke shënuar 27 gola në proces.
Sipas Rakiticit, Messi është më në formë se kurrë më parë, përkundër faktit se ai nuk çon pesha në palestër.
“E vërteta është se Leo është shumë i fokusuar, duke punuar shumë”.
2005: Chelsea ✅
2006: Barcelona ✅
2009: Barcelona ✅
2012: Chelsea ✅Who will progress in 2018?#UCL pic.twitter.com/lWgKU6we6U
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 19, 2018
“Nuk e di nëse e kam parë aq shumë në fitnes duke u përgatitur e duke u kujdesur për veten”.
“Por, gjithmonë në seancat stërvitore ai shfaqet në 100 përqindëshin e tij. Kjo vërehet shumë”, u shpreh Rakitic.
Barcelona i shkon Chelseat sonte mbrëma nga ora 20:45. /Telegrafi/