Barcelona përjetoi një humbje të madhe në derbin e 16-të të La Ligas kundër Sevillas.
Në fakt, katalunasit triumfuan me rezultat 4-2, por humbën shërbimet e lojtarit më të mirë ty tyre Lionel Messit.
Ky i fundit e theu dorën, e cila gjë bëri që të humbasë tre ndeshje të mëdha në vjeshtë: El Clasico e së Dielës dhe të dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve me Interin, i pari që do të luajë nesër.
Pas ndeshjes së fundjavës, lojtarët e Barcelonës ishin të pakënaqur me trajnerin Ernest Valverde, i cili ka pritur për dhjetë minuta që të bëjë zëvendësimin e Messit me sulmuesin francez, Ousmane Dembele.
“Ne duhet të bëjmë zëvendësimet shpejt dhe atë sa më shpejt që është e mundur. Ne duhet të jemi të gatshëm për të zëvendësuar ata që nuk mund të luajnë. Nuk mund ta përsërisim gabimin e njëjtë sikurse kundër Sevillas, për aq kohë sa luajmë me një njeri më pak”, tha kroati Ivan Rakitic.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që në këtë mënyrë vepron trajneri spanjoll, i cili e ka bërë këtë gjë edhe sa ishte strateg i skuadrës së Athletic Bilbaos.
Ndryshe, Barca do të takohet gjatë ditës së nesërme para shikuesve të vetë me skuadrën në formë, Interin. /Telegrafi/