Barcelona ishte më e mirë se Real Madridi duke triumfuar në miqësoren e luksit të zhvilluar në Miami të SHBA-ve.
Ka pasur shumë momente tensionuese mes lojtarëve, por një i tillë ndodhi edhe mes kroatit të katalonasve Ivan Rakitic dhe gjyqtarit kryesor, Jair Marrufo.
Mesfushori shpjegoi se çfarë ka ndodhur mes tij dhe gjyqtarit të ndeshjes duke zbuluar se Marrufo e kishte fyer tri herë.
“Ata që më njohin e dinë mirë se është e vështirë që unë të nxehem, por gjyqtari ka arritur të më vendos në këtë pozitë. Ai më ka fyer tre herë, unë jam shumë i durueshëm, por kur mungon respekti, unë nuk i pëlqej ata”, tha ndër të tjerash kroati.
Reprezentuesi i Kroacisë gjithashtu është ndalur të flas rreth takimit me madrilenët duke thënë se kjo është vetëm një miqësore.
“Do të shohim nëse jemi më të mirë se Madridi. Sot ka qenë miqësore, por fitorja gjithmonë të jep besim”, tha ai duke shtuar se “Superkupa do të jetë ndryshe, ne luajmë për një titull, për të cilën gjë ia vlen të sakrifikohesh”, përfundoi Rakitic. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5GUFu9qc0h8